fbpx

Manchester United vendos ta paguajë stafin e plotë gjatë krizës së Covid-19

Rreth 900 punonjës me kohë të plotë të klubit anglez, morën email-in nga pronari Ed Woodward që konfirmonte se nuk do të lihen në leje të përkohshme prej epidemisë Covid-19.

Klubi thotë se ata që nuk mund të punojnë dot nga shtëpia inkurajohen të punojnë vullnetarë me sistemin shëndetësor apo me komunitetet lokale.

Kreu ekzekutiv Woodward tha në email se Man United:

• Nuk do të përdorë skenëm e qeverisë për pushim të perkohshem nga puna
• Stafi sigurohet për fleksibilitet në punë apo në kujdesjet për familjen gjatë izolimit të koronavirusit dhe do të vazhdojë të marrë rrogë të plotë.
• Punonjësit që nuk mund të punojnë nga shtëpia apo kanë ngarkesë të reduktuar, inkurajohen fuqimisht të punojnë si vullnetarë me sistemin shëndetësor apo komunitetet lokale.