23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Mandatet, Soreca e Schutz i shkojnë Bashës në zyrë

spot_img

Ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Susane Schutz dhe ai BE-së Luigi Soreca kanë zhvilluar një takim me kreun e PD, Lulzim Basha në selinë blu.

Fillimisht Basha ka pritur në takim ambasadoren gjermane dhe më pas edhe ambasadorin e BE në Tiranë. Takimi mes liderëve vjen pas vendimit për djegien e mandateve nga opozita.

Sot në orën 17:00 PD ka thirrur Këshillin Kombëtar, i cili do të jetë organi përfundimtar që do të vendosë për lënien ose jo të mandateve.

Ditën e djeshme PD mblodhi Kryesinë e cila zgjati rreth 2 orë. Pas mbledhjes së kryesisë, kryedemokrati Basha deklaroi se djegia e mandateve nuk është një qëllim në vetvete, por fillimi i një sfide e cila synon të garantojë një qeveri për njerëzit, e jo për krimin.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat