fbpx

Mandati i Vorpsit, anëtarët e Kushtetueses nuk e njohin

Ligjet-vorpsi-1-770x433.jpeg

Në mbledhjen e ditës së sotme, Arta Vorpsi u ka kërkuar anëtarëve të tjerë të Gjykatës Kushteuese të cilët kanë bërë betimin para presidentit të Republikës, Ilir Meta që ta njihni mandatin e saj.

Por mesa duket nuk është marrë asnjë vendim pasi dy anëtarë kanë qenë pro dhe dy kundër.

Ndërsa anëtarja e propozuar dy ditë më parë nga presidenti Meta, Marsida Xhaferllari nuk ka qenë e pranishme në mbledhje.

Kërkesa e Vorpsit u është drejtuar anëtarëve; Viktore Tushaj, Besnik Muçi, Elsa Toska dhe Fjona Papajorgji.

Kujtojmë që dy prej tyre janë zgjedhur nga presidenti Meta, ndërsa dy të tjerë janë zgjedhur nga Kuvendi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303