Aktorja e njohur Mandy Moore është bërë nënë për herë të parë!
Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja nëpërmjet një postimi në Instagram, ajo dhe partneri i saj, Taylor Goldsmith, janë bërë prindër.
Mandy ka sjellë në jetë një djalë, ndërsa foton e tij e ka ndarë në rrjete sociale duke zbuluar gjithashtu dhe emrin.
“Gus është këtu. Djali jonë i ëmbël, August Harrison Goldsmith. Ai ishte i përpiktë dhe erdhi në jetë fiks në ditën e caktuar, duke i lumturuar prindërit e tij. Ishim përgatitur të binim në dashuri, por tejkaloi çdo imagjinatë tonën”-shkroi aktorja.
Moore është shprehur shpesh në intervista që dëshiron fëmijë, por prioriteti i saj ka qenë gjithmonë karriera. Megjithatë, jeta e saj ndryshoi kur mësoi se ishte shtatzënë.
Mandy dhe Taylor u martuan në nëntor të vitit 2018 në Los Angeles, një vit pasi kishin shpallur fejesën dhe tregonin vazhdimisht se ishin super të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.