Manifestimi i 2 Marsit, reagon Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar për manifestimin e 2 Marsit, thirrur nga Presidenti, Meta.

Ndër të tjera, ambasada njofton se në demonstratat e kaluara ka pasur dhunë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Ndaj duke e cilësuar manifestimin një tubim politik, ambasada iu bën apel shtetasve amerikanë që të shmangin zonën e protestës.

“Një tubim politik pritet të zhvillohet në 2 Mars 2020 duke filluar rreth orës 5:00 pasdite. Kohëzgjatja e tubimit të pritshëm është e panjohur. Demonstratat e kaluara kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat.” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane, e cila ndër të tjera fton shtetasit amerikanë në Tiranë të shmangin zonën e protestës më 2 mars.

“Shmangni vendet e mundshme të protestës përfshirë Bulevardin Kombëtar. Monitoroni median lokale për përditësime.” thuhet më tej në njoftim ku vihen në dispozicion edhe numrat e kontaktik.