fbpx

Manifestimi/ Me Kushtetutën dhe një tufë mimoza në dorë, Meta lëshon thirrjen e fundit

1583157793_metamimozakushtetuta.jpg

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka bërë një tjetër postim në Facebook në lidhje me manifestimi që do zhvillohet sot në orën 17:00.

Kreu i shtetit ka publikuar një deklaratë, sipas tij të Federatës Panshqiptare në SHBA ‘Vatra’, që vendoset në krah të Ilir Metës dhe kundër qeverisë Rama. Pas publikimit të deklaratës, Ilir Meta falenderon ‘Vatrën’.

“Falenderim të përzemërt për VATRËN, organizatën më të vjetër Panshqiptare në SHBA, të themeluar nga dy korifejtë dhe personalitetet e mëdhaja të kombit tonë, Fan Noli dhe Faik Konica. Shqiptarët e diasporës, veçanërisht ata në SHBA, në momentet më kyçe dhe vendimtare të kombit kanë qenë shtysa kryesore për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Shqipërisë’ shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303