fbpx

“Manita” e Manchester City, Riyad Mahrez i papërmbajtshëm

Screenshot_22-1.png

Manchester City kishte marrë vetëm një pikë në dy sfidat e fundit në kampionat, edhe pse përballë ka pasur rivalë të fortë si Liverpool dhe Tottenham. “Cityzens” nuk mund të gabonin sërish dhe sot shkatërruan 5-0 në shtëpi skuadrën e Burnley.

Riyad Mahrez shënoi një dygolësh në 22 minutat e para, teksa mbrojtësi Mendy çoi rezultatin 3-0 në minutat e fundit të pjesës së parë. Ekipi i Pep Guardiolës nuk u ndal as në fraksionin e dytë të ndeshjes.

Golat dhe rastet e MANCHESTER CITY-BURNLEY

Momente feste për Ferran Torres, teksa algjeriani Mahrez gjeti golin e tretë personal. Ky sukses e ka ngjitur Manchester City në vend të tetë në Premier League. 15 pikë të grumbulluara dhe 6 pikë larg kreut që mbahet nga Liverpool.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303