Manjani: Atëherë edhe unë jam rus, as më plas fare

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar në mënyrën e tij duke ironizuar deklaratën e Taulant Ballës sot në Parlament, i cili tha se protestat e opozitës shqiptare sponsorizohen nga rusët, pasi jo më kot janë në sinkron me protestat e tjera të rajonit, si ajo në Serbi.

“Në qoftë se të kërkosh demokraci, liritë dhe të drejtat themelore të bëjnë Rus, atëherë unë jam rus. As më plas fare”, ka shkruar ndër të tjera në rrjetin social Facebook, ish-ministri Manjani. /real-news.tv/