fbpx

Manjani bën analizën e Ramës dhe gjobën 109 milionë euro

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e cilëson çoroditje kryeministrore gjobën 109 milionë që Shqipëria do të paguajë për llogari të biznesmenit Facesco Becchetti.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Manjani shpreh të gjithë indinjatën e tij në lidhje me këtë ccështje.

Postimi i plotë i Manjanit në Facebook:

Tuj u rritë e tuj u çoroditë- thonë në Shkodër.

Tuj u rritë….Në vitin 2014 pak muaj pasi u bë Kryeministër vendosi të paguajë ÇEZ një shumë prej 90 milionë Euro. ÇEZ pranoi shumën dhe u tërhoq nga Arbitrazhi.  Shuma do paguhej me këste, në katër vite dhe me një interes 7%.

Në fund të fundit ÇEZ ishte kompani që kishte blerë një kompani publike këtu dhe u përzu nga vendi. Pra kishte harxhuar diçka, ndaj do merrte paratë e veta…

Tani, i çoroditur…. Qeveria e Edi Ramës, më pak se një vit para përfundimit të mandatit paguan 109 Milion Bechettit, kot fare! Për një kapriço politike. Bechetti nuk bleu ndonjë aset publik. Bëri një televizion që i prishi terezinë udhëheqjes. Ky i fundit e mbylli. Pagesa është e menjëhershme, pa këste e pa asnjë masë mbrojtëse për buxhetin publik. Pagesa të tjera priten të na mbërrijnë…

Përfundimi: Si tuj u rritë ashtu edhe tani i çoroditur, ky njeri nuk qeverisi kurrë me përgjegjësi publike. Vetëm dëme pagoi nga buxheti i shtetit. Veçse ky dëmi i kohës së çoroditjes është shumë i rëndë. Nuk haet fare!