Manjani: Ja dështimi më spektakolar i kësaj qeverie

manjani.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, theksoi në Open se qeveria ka një dështim të madh.  “Dështimi më spektakolar i kësaj qeverie është dëshira e njerëzve për të ikur nga vendi”, theksoi Manjani.

“Njerëzit kanë fare pak ose aspak lekë nëpër xhepa, vendet e punës janë “rrudhur” dhe mund të mbijetosh në Shqipëri vetëm po pate lidhje politike ose lidhje me disa biznese të caktuara. Rruga tjetjër është largimi. Këto gjëra nuk ndryshojnë se ikin disa ministra. Njerëzit duan të ikin se nuk jetojnë dot më këtu dhe ky është problem shumë i madh”, shtoi Manjani.

scroll to top