fbpx

Manjani lëshon thirrjen e fortë: Të ndalohen kontratat e lobimit, favorizojnë gangsterët më të zotë…

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani me anë të një statusi në rrjetin social Facebook bën thirrjen e fortë që të ndalen me ligj harxhimi i çdo qindarka për blerjen e deklaratave, takimeve apo fotove e videove me zyrtarë e politikanë të vendeve të tjera. Manjani thekson se duhen ndalur kontratat e lobimit, për të pasur një sistem politik të ndershëm e pa gangsterë.

Postimi i Ylli Manjanit

Edhe një propozim për Këshillin Politik.

Duhet ndaluar me ligj harxhimi i çdo qindarkë për blerjen e deklaratave, takimeve apo fotove e videove me zyrtarë e politikanë të vendeve të tjera.

Të kuptohemi, nuk jam kundër takimeve ku shkëmbehen ide, mendime e pikpamje, por kundër takimeve me pagesë. Deklaratat me pagesë janë edhe më të ndyra.

Si mund të pranohet fjala e blerë, kur personi që e thotë as e ka haberin se për çfarë po flet?!!

Nëse duam një sistem politik të ndershëm dhe pa gangsterë duhen ndaluar kontratat e Lobbimit (shqip korrupsionit).

Ato kontrata janë njësoj si blerja e votave me thasë mielli, ku votuesi i jep botën miellit pa e vrarë mendjen se dhuruesi është gangster.

Gjithnjë kam qenë kundër kontratave të Lobbimit politik. Ato favorizojnë gansterët më të zotë…

Nëse duam të ndërtojmë një sistem politik konkurues në Shqipëri, duhet ndërmarrë ky hap.