fbpx

Manjani: Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore

rama-manjani1.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar për votimin e rezolutës në Kuvend kundër Presidentit Ilir Meta dhe shkruan se ajo nuk asnjë vlerë ligjore për zgjidhjen e ngërçit në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Në një reagim në Facebook, Manjani shprehet se parlamenti ka miratuar plot rezoluta ndër vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese. “Rezoluta nuk ka asnjë vlerë ligjore! Asnjë, po asnjë fare! Lexojeni Kushtetutën e Republikës dhe nuk do ta gjeni askund fjalën Rezolutë, jo më si normë me fuqi detyruese. Rezoluta parlamenti ynë ka miratuar plot në vite, por të gjitha janë të natyrës deklarative jo normuese, as urdhëruese. Ajo që mbetet janë vendimet zyrtare të Parlamentit për emërimin e 2 anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, dy dekretet e Presidentit për të emëruar anëtarët e tjerë dhe, ceremonia zyrtare e betimit të atyre që janë emëruar. Të tjerat janë barcoleta me ose të pa noterizuara”, shkruan Manjani.

Kuvendi e quan “nul” dekretin e presidentit Ilir Meta për të emëruar në gjykatën Kushtetuese, Marsida Xhaferllarin. Me 97 vota pro, maxhoranca miratoi projekt-rezolutën që urdhëron institucionet të mos zbatojnë dekretin, duke njohur Arta Vorpsin si anëtaren e GJK. Kryeministri Edi Rama sulmoi sot Metën, për të cilin tha se është një “KÇK”, dhe se lufta e tij me drejtësinë ka efekte të cilat duhet të shmangen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303