fbpx

Protesta tek ‘Astiri’ shkakton trafik mbytës (FOTO)

cd705752-1b51-4190-a51f-7555b8354b3f.jpg

Pamje nga trafiku i dendur sot në kryeqytet

Tirana mbytet nga trafiku, si pasojë e protestës së banorëve të ‘Astirit’, të cilët kanë bllokuar Unazën e Re, pasi kundërshtojnë vendimin e qeverisë për prishjen e godinave të banimit dhe të bizneseve.

Kjo gjë ka detyruar shoferët e automjeteve që përdorin këtë rrugë, të zgjedhin rrugë të tjera alternative, sikurse është ajo Yzberisht – Mëzes. Sikurse shihet në fotot e dërguara në redaksinë tonë të lajmeve, situata është tejet mbytëse për shoferët.

Në këtë situatë të krijuar, trafiku mbytës duket se ‘po jua nxjerr nga hundët’ fundjavën qindra qytetarëve, të cilët kanë zgjedhur bregdetin për të kaluar këtë të diel.

Banorët kanë bllokuar kalimin e makinave në rrugë, pasi protestojnë pas projektit qeveritar, që sipas tyre është në interes të oligarkëve të Edi Ramës. Ata deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga autoritetet për prishjet e tyre.

Sipas protestuesve, projekti ka ndryshuar duke bërë që përpos autostradës nga Pallati me Shigjeta tek Sheshi Shqiponja, të ndërtohet edhe një rrugë dytësore paralele. Ata thanë se janë 270 objekte që janë njoftuar se do të shemben.

Unaza e Re është një rrugë e njohur tregtare ku prej 3 dekadash zhvillojnë veprimtarinë biznese në fushën e ndërtimit e të hidrosanitareve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *