22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Maqedoni, dënohen me 15 vite burg shtatë luftëtarë të ISIS

spot_img

Një gjykatë në Maqedoni ka burgosur me 15 vite burg shtatë burra me akuzën se kanë luftuar me Shtetin Islamik në Siri dhe Irak.

Gjashtë prej tyre u dënuan me nga gjashtë vite burg, ndërkohë i shtati u dënua me nëntë vite pasi u shpall fajtor për akuzat e organizimit të një grupi terrorist.

Të dyshuarit u arrestuan gushtin e kaluar në Siri nga forcat e koalicionit ndërkombëtar dhe më vonë i’u dorëzuan autoriteteve maqedonase.

Ky është grupi i dytë nga Maqedonia Veriore që dënohet për bashkimin dhe rekrutimin luftëtarëvë në IS. Në mars 2016 gjashtë njerëz, përfshirë një predikues mysliman u dënuan nga pesë deri në shtatë vite burgim. Sipas policisë, 150 qytetarë të vendit i janë bashkuar Shtetit Islamik.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat