Maqedoni e Veriut, 2.071 raste të reja me COVID në 24 orët e fundit

co.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit Maqedonia e Veriut ka regjistruar 2.071 raste të tjera me COVID-19, si dhe 1.450 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka arritur në 252.947, prej të cilëve 225.056 raste janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 11 vdekje nga koronavirusi, duke e çuar në 8.177 numrin e përgjithshëm të viktimave nga COVID-19.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer 1.733.866 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 6.010 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 19.714.

Ndërkohë, Komisioni i Sëmundjeve Infektive në seancën e jashtëzakonshme vendosi të ulë nga 10 në 7 ditë periudhën e izolimit për pacientët pozitiv me COVID-19. Vendimi merret nga Qeveria me propozim të Ministrisë së Shëndetësisë, bazuar në rekomandimet e komisionit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303