fbpx

Maqedoni e Veriut/ Fluturimet ndërkombëtare, nga 1 korriku

skopje.jpg

Nga e premtja, kufijtë në vend do të jenë plotësisht të hapur për lëvizjen e udhëtarëve. Kjo do të thotë që nuk do të kërkohet as test PCR negativ për koronavirus, dhe nuk do të duhet të nënshkruhet një deklaratë për vetizolim të detyrueshëm 14-ditor .

Me protokoll të veçantë më 1 korrik, me punë të rregullt fillon edhe trafiku ajror në vend. Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit dhe aeroporti “Shën Apostol Pavle” në Ohër do të jenë të hapura për udhëtarët.

Nga e premtja me punë fillojnë sallat dhe palestrat sportive, ndërsa qendrat e mbyllura tregtare të punojnë edhe gjatë të dielave. Dritë jeshile morën edhe objektet gastronomike të cilat përmes protokollit përkatës për punë do të mund të pranojnë mysafirë edhe brenda objektit.

Qeveria mori vendim që të hiqet ndalesa për transport të organizuar që do të vlejë prej të premtes, me çka do të kthehet në normalitet edhe transporti i udhëtarëve me autobus dhe furgonë në vendet ku, për shkak të numri të lartë të të prekurve, ky lloj i transportit u ndërpre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303