fbpx

Maqedoni e Veriut/ Ministri Filipçe flet për hapjen e kufijve

venko.jpg

Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut Venko Filipçe, gjatë një konference për shtyp raportoi për situatën nga COVID-19 në vend.

Në Maqedoninë e Veriut duket se gjendja nuk po përmirësohet pasi në 24 orët e fundit u raportuan për 103 raste të reja.

I pyetur nga gazetarët për hapjen e kufijve, Ministri i Shëndetësisë tha se kjo temë do të diskutohet në fund të kësaj jave.

“E gjitha kjo çështje do të varet nga numrat e rinj të të infektuarve gjatë kësaj jave dhe analizës dyjavore që e bën Ministria e Shëndetësisë”, tha Filipçe.

Ai apeloi edhe një herë që të respektohen masat, në mënyrë që kufijtë të hapen sa më shpejt.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303