fbpx

Maqedoni e Veriut/ Shërohen 5 pacientë nga Covid-19, dalin nga spitali

Pavarësisht vdekjeve, vijnë edhe lajme të gëzueshme nga Maqedonia e Veriut. Bëhet me dije se tashmë janë shëruar 5 pacientë, të cilët i janë nënshtruar analizave dhe dolën negativë.

Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa bëhet e ditur se ata kanë lënë spitalin.

Aktualisht numri i personave të shëruar nga koronavirusi është 35. Në Maqedoninë e Veriut deri më tani ka gjithsej 617 persona të infektuar me COVID prej të cilëve 553 raste janë ende aktive.