fbpx

Maqedoni e Veriut, shifrat të frikshme vdekjesh nga koronavirusi

Në Maqedoninë e Veriut tezultatet e para të muajit korrik për Kovid-19 në vend, regjistrojnë numrin më të madh të të vdekurve që nga fillimi i pandemisë. Në 24 orët e fundit janë shënuar 15 të vdekur. 8 prej tyre në Shkup dhe nga dy në Tetovë, Strugë e Gostivar dhe një në Ohër.

Nga 1.653 teste të kryera, 173 raste kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19. Probabiliteti mbetet në suaza të 10 për qindëshit. Numri më i madh i tyre nga Shkupi, ndërsa rritje të rasteve të reja ka edhe në Strugë dhe Ohër. Në Gostivar 7 të infektuarit janë shtetas të huaj.