Maqedonia e Veriut, arrin në 201 numri i rasteve me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut janë rritur të prekurit nga coronavirus. Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj njoftoi se në vend janë regjistruar 24 raste të reja me COVID-19, gjë që e çon në 201 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Në njoftimin e publikuar nga ministria u raportua se rastet e reja janë regjistruar në Shkup (15), Kumanovë (4), Dibër (2), Ohër (1), Shtip (1) dhe Tetovë (1).

Raste të mëparshme janë raportuar gjithashtu në qytetet e Velesit, Kavadarit, Prilepit dhe Gostivarit.