Maqedonia e Veriut jep njoftimin: Ja dy medikamentet që luftojnë COVID-19 te të sëmurët

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka bërë me dije një informacion mjaft të rëndësishëm sa i takon situatës ndaj koronavirusit.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce ka thënë se koronavirusi mund të luftohet me mediamentet: klorikinë dhe azitromicinë. Kjo kurë, sipas tij, është përdorur në shumë vende të botës që po luftojnë koronavirusin ka dhënë rezultate të mira.

Klorina është një ilaç që përdoret kryesisht për të parandaluar dhe për të trajtuar malarien, ndërsa azitromicina është një antibiotik që përdoret për trajtimin e një numri infeksionesh bakteriale. Të dyja janë përdorur në Kinë dhe kanë dhënë efekt, pasi tanimë Kina është thuajse plotësisht e çliruar nga pandemia.