Maqedonia e Veriut pritet të bëhet anëtare e NATO-s

Maqedonia e Veriut pritet që të bëhet anëtarja e 30 e aleancës ushtarake më të fuqishme të botës, NATO.  Senati Amerikan është shprehur pro pranimit të Maqedonisë në NATO.

Deri më tani 25 vende nga 29 vende kanë ratifikuar protokollin. Kujtojmë se Maqedonia e Veriut ishte kandidate në NATO bashkë me Shqipërinë shumë vite më parë, por nuk u pranua, kryesisht për faktin se nuk kishte ndryshuar emrin kushtetues.

Duket se gjërat kanë ndryshuar për Maqedoninë e Veriut, pas marrëveshjes së arritur me Greqinë.