fbpx

Maqedonia e Veriut raporton serish shifra të frikshme për koronavirusin

Të tjera shifra tronditëse na vijnë të raportuara nga Maqedonia e Veriut. Gjatë 24 orëve të fundit, nga 1382 teste të realizuara, 198 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Katër pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Dy viktima janë nga Prilepi, një nga Shkupi dhe një nga Tetova.  Viktimat janë të moshës 49, 61, 70 dhe 72 vjeçe.

Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 97 pacientë të shëruar.