Maqedonia e Veriut shënon 24 humbje jete nga COVID dhe 990 të infektuar në 24-orë…

maq.png

Maqedonia e Veriut, nga 2655 teste të kryera në 24 orët e fundit, ka regjistruar 990 raste të reja me Covid-19.

Instituti i Shëndetit Publik në shtetin fqinj, bën me dije se janë regjistruar edhe 382 pacientë të shëruar.

Betejën me Covid 19 e kanë humbur 24 pacientë, 7 prej të cilëve janë nga Shkupi, një nga Shtipi, një nga Prilepi, një nga Tetova, dy nga Manastiri, tre nga Kavadari, një nga Gostivari, tre nga Strumica, një nga Berova, një nga Dellçeva dhe tre pacientë nga Kërçova. Të gjithë pacientët që kanë ndërruar jetë, kanë qenë të shtruar në spital.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303