20.5 C
Tirana
E mërkurë, 29 Maj, 2024

TË FUNDIT

Maradona “shkatërron” Messin

spot_img

Diego Armando Maradona donte të mbronte Leo Messin, por përfundoi duke bërë një nga kritikat më të rënda për yllin e Barcelonës.

Në një emision televiziv meksikan, legjenda e futbollit argjentinas u bëri thirrje bashkëkombasve të tij që të mos e kritikonin, pasi Messi është një person shumë i ndjeshëm, që “shkon 20 herë në tualet përpara çdo ndeshjeje”.

“Messi është një lojtar i madh, por më mirë luan PlayStation sesa flet ose i kërkon diçka trajnerit. Në fushë është shumë i disponueshëm dhe e kërkon topin. Është e kotë që të kërkosh nga një person që shkon 20 herë në tualet përpara çdo ndeshjeje që të bëhet gjeneral. Mos e bezdisim më Messin. Te Barcelona ai është njëshi, ndërsa në kombëtare është një më shumë”, tha Maradona.

“El Pibe de Oro” shtoi se i duhet hequr presion Messit dhe nuk duhet pritur nga ai që të jetë lideri i ekipit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat