fbpx

Maradona vdiq ‘i varfër’, nis lufta për pasurinë. Nga shtëpitë te makinat, gjithçka që la pas “El Diez”

Maradona-2-e1606505197371.jpg

Trashëgimia futbollistike e Diego Armando Maradonës do të jetë e vështirë për t’u mbledhur dhe e njëjta gjë mund të thuhet edhe për atë financiare, sipas asaj që raporton shtypi argjentinas. Skuadra e trashëgimtareve, përbëhet nga 5 fëmijët e njohur (disa pas ndërhyrjes së gjykatës): Dalma, Xhanina, Diego Junior, Dieguito Fernando dhe Xhana, të cilëve u shtohen edhe tre nipa.

Në nëntor të 2019-s, Maradona publikoi një video në “Instagram”, në të cilën ai u zotua për t’ua hequr trashëgiminë të bijave, Dalmës dhe Xhaninës (fajtore që kishin vënë në dyshim gjendjen e tij shëndetësore) dhe se do ta dhuronte gjithçka për bamirësi. Një vendim që provokoi një krizë të vërtetë familjare, edhe për faktin se trashëgimia e tij ka investime me vlerë të madhe, disa në Argjentinë dhe të tjera në vende të ndryshme të botës, ku “El Pibe de Oro” punoi si trajner dhe futbollist.

VLERËSIMI I PASURISË – Më pas ai u afrua sërish me të bijat, por sido që të jetë,pasardhësit direkt të tij kanë të drejtën ligjore për të përfituar 2/3-at e pasurisë, gjithnjë nëse gjykata argjentinase do të arrijë të vlerësojë ekzaktësisht pasurinë, një punë që nuk do jetë aspak e lehtë.

ÇFARË PASURIE KA? – Sipas portalit “Goal”, pasuria e kampionit argjentinas vlerësohet në vetëm 100 mijë dollarë. Pavarësisht kontratave dhe rrogës faraonike mbi të gjitha te Barcelona dhe Napoli, Maradona u përball edhe me zyrën e taksave në Itali, së cilës i detyrohej miliona dollarë taksa të papaguara. Shtëpi dhe makina -Vetëm në Argjentinë, Maradona posedonte të paktën pesë prona dhe shtëpi, njërën prej të cilave ai ia shiti ish-partneres Roçio Oliva dhe katër automjete. Rezidenca në Tigres, ku ai vdiq, ishte e marrë më qira. Në Dubai, ku ai mori shumë dhurata të kushtueshme dhe të cilat do të vlerësohen një e nga një, ai ka lënë një makinë “Rolls Royce” me vlerë 300 mijë euro dhe një “BMW” që vlerësohet pak më pak sesa gjysma e “Rolls Royce”.

Duke u postuar më pas në Bjellorusi, ku ai mbuloi për disa kohë rolin e presidentit të nderit të Dinamo Bresit dhe Maradonës iu dhurua një unazë me diamante me vlerë 300 mijë euro dhe një fuoristradë luksi që lundron me 8km/h, e cila është ende parkuar në Brest. Të gjitha këtyre u shtohen edhe disa kontrata shumë fitimprurëse si për shembull ajo me video lojërat “Konami”, të cilave u shtohen edhe shkolla të ndryshme futbolli në Kinë dhe investime të tjera si në Kinë ashtu edhe në Itali. Sipas gazetarit pranë familjes, Luis Ventura, “El Diez” jetonte në varfëri, vetëm me rrogën e tij si trajner i Gimnazia La Platës. “I vodhën gati gjithçka, pjesën tjetër e dhuroi”, tha Ventura.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303