fbpx

Marc Anthony i jep fund beqaris, fejohet me modelen 23-vjeçare

sorr-649x405.png

Marc Anthony dhe e dashura e tij Nadia Ferreira sapo janë fejuar.

Bukuroshja 23-vjeçare ka publikuar së fundmi unazën e saj me diamant në rrjetin social Instagram, duke konfirmuar kështu edhe fejesën.

“Festa e fejesës”, shkroi bukuroshja, duke bërë të ditur kështu se ajo dhe këngëtari 53-vjeçar do të martohen.

Ferreira publikoi foton, ku shfaqej dora e saj poshtë dorës së Marc Anthony.

Gishti i unazës së fituesit të “Grammy” ka një tatuazh të zi në vend të unazës, ndërsa nusja e ardhshme tregonte diamantin e saj të ri.

Njoftimi për fejesë erdhi pikërisht tre muaj pasi dyshja ndezi thashethemet për një romancë mes tyre.

I gjithë diskutimi nisi pikërisht pas një udhëtimi në Mexico City që pati dyshja.

Më 19 mars, ata bën publike lidhjen e tyre në rrjetin social Instagram. “Zoti na dhëntë gjithçka që Ai dëshiron,” shkroi asokohe Anthony në një foto me partneren e tij

Marc dhe Nadia duken shumë të lumtur pranë njëri tjetrit. Dyshja publikon foto bashkë herë pas here në rrjete sociale.

Nadia Tamara Ferreira është një modele mjaft e njohur. Jo vetëm kaq por ajo u kurorëzua si “Miss Universe Paraguay” në vitin 2021. Ajo ka spikatur gjithnjë me bukurinë e saj.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303