fbpx

Marcos Llorente fle në një krevat 35 mijë euro për të ngadalësuar plakjen

Marcos Llorente i Atletico Madrid posedon një shtrat që thuhet se është në gjendje të ngadalësojë plakjen.

Mesfushori spanjoll ka treguar se ka disa këshilla për të mbajtur qëndrueshmërinë dhe forcën e tij në nivelin më të lartë.

Sidoqoftë, “hileja” është shtrati i tij aktual, i cili thuhet se ndihmon atletin të rikuperohet dhe të ngadalësojë plakjen.

Krijuesit e shtratit “Hogo” thonë se:

“Hogo është i vetmi sistem i garantuar shkencërisht dhe i licensuar i pushimit në botë që në mënyrë natyrale zvogëlon moshën biologjike duke ngadalësuar procesin e oksidimit dhe inflamacionit me të cilin ne plakemi”.

Shtrati është mbështetur nga disa profesorë gjithashtu, më konkretisht, Mónica de la Fuente, profesoreshë e departamentit të gjenetikës, fiziologjisë dhe mikrobiologjisë në një universitet në Madrid.

Mónica de la Fuente tha: “Rezultatet tregojnë një përtëritje të konsiderueshme të moshës biologjike dhe një përmirësim të shëndetit të përgjithshëm. Kjo mund të përmirësojë jetëgjatësinë dhe të përmirësojë shëndetin”.