fbpx

Mariah Carey vazhdon traditën, do të sjellë këngën e Krishtlindjeve me dy këngëtaret e njohura

Diva e muzikës, Mariah Carey pritet që këtë fundvit të vijë ndryshe.

Ajo do të bashkëpunojë dy këngëtare mjaft të njohura në mbarë botën për këngën karakteristike të Krishtlindjeve “Oh Santa”.

Mariah do të bashkohet me Ariana Grande dhe Jennifer Hudson dhe kënga pritet të publikohet në 4 dhjetor.

Carey është cilësuar gjithmonë sinonim i festës që nga dalja në vitin 1994 të këngës së saj hit “All I Want For Christmas Is You”, e cila ka thyer rekorde historike për vite me radhë.

Revista “Economist” thoshte në një nga artikujt e saj se nga 1994 në 2019, Mariah Cary kishte fituar 50 milion euro për vetëm këtë këngë.