fbpx

Marina Vjollca, pro dënimit me vdekje për përdhunuesit: “Po na i vrasin vajzat për së gjalli”!

Moderatorja shqiptare, e cila dje u kritikua nga disa ndjekës pasi publikoi  foton e #BlackOutTuesday në vend që të dilte në mbrojtje të një kauze shqiptare, ka bërë thirrje sot për protestën që do të mbahet më 4 qershor ora 16:00.

Marina shprehet në postimin e saj se kërkon danim maksimal për përdhunuesit, madje mbështet një komentuese kur ajo thotë se duhen dënuar me vdekje.

“Dënim maksimal për përdhunuesit! Po na i vrasin vajzat për së gjalli…”, shkruan Marina në postimin e saj.

“Ata meritojnë dënim me vdekjeee zoti i vraftëëë”, i shkruan komentuesja!

“Njësoj mendoj”, ia kthen Marina.