“Marjana Kondi dënohet për nxitje të xhelozisë publike”

46479912_2015022628788704_4259259071045042176_n-e1542626129501.jpg

Nuk të duhet të mendohesh fare të krijosh një ide, kur dëgjon emrin e Marjana Kondit.

Aktorja e madhe e skenës shqiptare na ka mbajtur të mbërthyer pas ekranit për vite të tëra.  Interpretoi disa role në kinema mes të cilëve një rol kryesor tek “Fejesa e Blertës”, si dhe disa role në telefilmat e TVSH-së.

Sot ajo ka shpërthyer me një status në “Facebook”, duke i dërguar të fala Ministrisë së Kulturës.

“Kjo eshte zonja Van Dan . Jeta e saj mberthehet fort rreth pelices, teshes dhe lluksit. Shpallet e pafajshme dhe e denje per shoqerine ! Zonja Van Dan mund ta blej drejtesine, asaj ja mban xhepi. Une jam Marjana Kondi. Jeten time e kam mberthyer fort pas teshes se personazhit,virtytit dhe kultures. Shoqja Marjana Kondi denohet per popullaritet, ndikim ne mase, mbikualifikim profesional,nxitje te xhelozise publike dhe prepotence ndaj Institucioneve Kultureberese. Vendimi hyn ne fuqi ne ndarjen e roleve dhe cmimeve te rradhes. Lavdi MK !”- shkruan Marjana Kondi në profilin e saj në “facebook”.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303