fbpx

Marotta i shpall luftë ligës së futbollit, Juve-Inter mund të luhet të hënën e 9 marsit!

6dba695323fc891d7bff4fb6a5312a9e.jpg

Vazhdojnë polemikat mes Interit dhe ligës italiane të futbollit lidhur me datën kur duhet të zhvillohet sfida e titullit mes Juventusit dhe zikaltërve. Edhe pse është vendosur fillimisht që ndeshjet e shtyra të javës së 26-të, të luhen më 13 maj tashmë ka dalë në skenë një hipotezë e re në mbledhjen e jashtëzakonshme të ligës italiane së futbollit me kërkesë të Interit.

Derbi i Italisë mund të luhet të hënën e 9 marsit në Allianz Stadium me tifozë. Kërkesa e qeverisë italiane për ndeshje me dyer të mbyllura përfundon në datën 8 mars dhe të gjitha kushtet përshtaten që Juve-Inter të luhet të hënën e ardhshme në datën 9 mars. Tashmë ka nisur një luftë e ashpër, mes adminstratorit të deleguar të Interit dhe presidentit të ligës italiane të futbollit Dal Pino me Marottën që e ka quajtur këtë kampionat të falsikfikuar.

Të mërkurën do të ketë një tjetër mbledhje të jashtëzakonshme të ligës italiane të futbollit dhe aty do të vendoset nëse 6 ndeshjet e shtyra të raundit të 26-të do të luhen të dielën dhe të hënën e 8 dhe 9 marsit dhe e gjitha java e 27-të në program gjatë fundjavës së ardhshme do të shtyhet për në datën 13 maj.

Një hipotezë kjo që sipas Beppe Marottës do të kishte një sens logjik në këtë moment delikat të futbollit italian, ku interesat e disa klubeve janë cënuar dhe Interi është një nga më të prekur nga e gjithë situata emergjente që ka krijuar koronavirusi. Nëse nuk vendoset që Juventus-Inter të luhet të hënën në 9 mars atëherë situata do të përshkallzojë akoma më keq sepse zikaltrit nuk do të pranojnë kurrësesi ta luajnë pa tifozë ndeshjen ndaj Sassuolos në program më 8 mars ashtu siç nuk do të pranonte Atalanta të luante pa tifozë ndaj Lazios, sepse siç e ka thënë Marotta do të përdoreshin dy kritere të ndryshme vlerësimi, dhe këto dy kritere të ndryshme vlerësimi do ishin në favor të disa skuadrave dhe në disfavor të disa të tjerave dhe do ta bënin këtë kampionat të falsifikuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303