fbpx

“Marrëdhënie e re me BE”, reagon Gent Cakaj: Negociatat janë…

Vendimi i Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së kurorëzoi dje arritjet e shumta të Shqipërisë dhe njëkohësisht pritet t’i jap një shtysë dhe një dinamikë të shtuar reformave të brendshme dhe transformimit të vendit.

Mirëpo Gent Cakaj ka reaguar lidhur me këtë lajm.

“Ne sot falënderojmë vendet anëtare, jo vetëm për dritën jeshile për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, por edhe për faktin se kanë dhënë mesazhin e qartë, se në rast të reformave të prekshme, përparimi në rrugëtimin evropian është i mundur. Kjo vendimmarrje mbetet e rëndësisë historike për Shqipërinë.”- u shpreh Cakaj në reagimin e tij lidhur me hapjen e negociatave.