fbpx

Marrëdhënie seksuale mes rojeve të sigurisë dhe turistëve të karantinuar, zbulohet skandali i madh

Vala e dytë e koronavirusit në Australi mund të ketë ardhur si pasojë e një skandali seksual. Rojet e sigurisë kanë pranuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me udhëtarë të karantinuar në hotelin ku punonin.

Të dyshuarit me Covid-19 po qëndronin në hotelin me 5 yje “Stamford Plaza” në Melbourne, ku do të qëndronin të izoluar për 14 ditë.

Hetimi nisi pasi 31 raste u konfirmuan me  koronavirus  në një hotel luksoz në Melbourne dhe rojet pranuan se kishin fjetur disa herë me udhëtarët që qëndronin  vetëm në dhomë. Madje, i kishin çuar këta udhëtarë në qendra tregtare.

Tashmë, 300 mijë persona janë izoluar në shtetin e Viktorias në Australi. Vendimi erdhi pas rritjes së rasteve me koronavirus. Për të 17 ditë radhazi janë raportuar rritje të rasteve të reja me koronavirus.

Australia mbahet si një nga vendet që e kanë menaxhuar më së miri pandeminë dhe kthimi i izolimit në shtetin e Viktorias u bë për të shmangur një valë të dytë infeksioni.