fbpx

Marrëveshja bërthamore/ Putin takim me presidentin e Iranit

Presidentët e Rusisë dhe Iranit, Vladimir Putin dhe Hassan Rouhani, do të takohen në Jerevani për të diskutuar situatën në ngushticën e Hormuzit dhe ngërçin e krijuar rreth marrëveshjes bërthamore iraniane, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

“Palët do të diskutojnë mbi tensionet në ngushticën e Hormuzit dhe sigurisht situatën me Planin e Përbashkët të Aksionit të Përbashkët (JCPOA) mbi problemin bërthamor iranian”, njoftoi agjensia e lajmeve Tass, duke cituar Peskovin.

Ai kujtoi që afati 60-ditor i vendosur nga Irani po skadonte, duke bërë që Teherani të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për të zvogëluar angazhimet e tij nën marrëveshjen bërthamore të arritur mes palëve. “Kjo sigurisht është një çështje shqetësuese. Deri më tani, të gjitha iniciativat e ndërmarra për të ulur tensionet, për shembull nga Franca, nuk kanë arritur të japin rezultate të dëshirueshme dhe situata mbetet e tensionuar,” shtoi Peskov./real-news.tv/