fbpx

Marrëveshja e 4 shtatorit, i deleguari i Trump viziton nesër Kosovën

I deleguari i Presidentit Amerikan, Richard Grenell pritet që nesër të vizitojë Kosovën.

Mediat në Kosovë shkruajnë se nga ana e personelit të kabinetit të kryeministrisë, kanë nisur përgatitjet.

Së bashku me Grenell do të jenë edhe 13 zyrtarë tjerë amerikanë, të cilët do të prezantojnë projektet për Kosovën dhe rajonin në kuadër të marrëveshjes së arritur me Serbinë.

Më 4 shtator, Kosova dhe Serbia nënshkruan një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve ekonomike.