fbpx

Marrëveshja e ‘Brexit’, Tusk: Duhet një zgjidhje pozitive

Screenshot_22-3.jpg

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk bëri të martën në mbrëmje thirrje për një zgjidhje pozitive pas kundërshtimit të marrëveshjes për Brexit nga deputetët britanikë.

‘’Nëse një marrëveshje është e pamundur, dhe se askush nuk dëshiron një jo-marrëveshje, atëherë kush ka guximin të thotë cila është zgjidhja e vetme pozitive ?’’, deklaroi Tusk, i cili ishte lideri i parë europian që shfaqi qëndrimin e tij pas votimit me një postim në Twitter.

Parlamenti i Britanisë votoi të martën kundër marrëveshjes së shkëputjes – BREXIT, që qeveria e Kryeministres Theresa May negocioi me Bashkimin Europian. Ligjvënësit votuan me një shumicë dërrmues votash, 432 kundër me 202 pro marrëveshjes.

Britania ka në plan të largohet nga BE-ja pas 73 ditësh dhe Theresa May ka afat deri të hënën të sjellë një Plan B në Parlament. Por udhëheqësi i Partisë Laburiste të opozitës Jeremy Corbyn, bëri thirrje menjëherë që qeveria aktuale të përballet me një votë mosbesimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303