fbpx

Marrëveshja e Paqes Izrael-Emiratet e Bashkuara Arabe, reagon Edi Rama

Menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Izraelit dhe Emirateve të Bashkuara, e cila u arrit ditën e sotme, ka ardhur edhe një reagim i Kryeministrit të vendit, Edi Rama.  Në një postim në rrjetet sociale Rama thotë se marrëveshja mes dy vendeve të Lindjes së Mesme është frymëzuese sakaq shpreson që nga kjo të frymëzohen edhe vendet në rajon.

“Kjo është me të vërtetë frymëzuese dhe uroj me gjithë zemër që të frymëzojë të tjerët në rajon të ndjekin me të njëjtin frymë dhe të punojnë së bashku për një të ardhme më të mirë. Urime për të tre miqtë e shkëlqyer të Shqipërisë, SHBA-së, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara ”-shkruan Rama.