fbpx

“Marrëveshja e Prespës’, arritje edhe e faktorit shqiptar”

prespa-1024x576.jpg

Ministria e Jashtme shqiptare ka kërkuar të marrë edhe ajo meritat për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës nga Parlamenti grek.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Jashtme thekson se ky është si një kontribut kyç për stabilitetin, zhvillimin dhe integrimin euro-atlantik të gjithë rajonit.

Ajo vlerëson këtë si fitore të diplomacisë, e cila vjen edhe falë kontributit të patjetërsueshëm të faktorit shqiptar në Maqedoni.

“Shqipëria do të vijojë të mbështesë fuqimisht hapat e mëtejshëm proceduralë drejt zbatimit të plotë e të gjithanshëm të Marrëveshjes së Prespës.  Ratifikimi i Marrëveshjes së Prespës i arritur sot në Parlamentin grek çon drejt zgjidhjes përfundimtare të një mosmarrëveshjeje gati tridhjetë vjeçare mes dy fqinjëve tanë, duke konsoliduar edhe më tej të ardhmen euroatlantike të Evropës Juglindore”, thuhet në njoftim./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303