Marrëveshja mes palëve për Zgjedhoren, reagon rrufeshëm Edi Rama: Rikthim i arsyeshëm

Kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka pritur shumë, por ka reaguar vetëm pak pas marrëveshjes së firmosur sot mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Ai e ka përgëzuar këtë çështje dhe shkruan në ‘Twitter’ se ky rikthim në tryezën e dialogut ishte mjaft i arsyeshëm nga ana e opozitës.

Rama shkruan:

Përtej më shumë se një viti të humbur në rrugën e konfliktit të çuar deri në ekstremin e mosarsyes, duhet përgëzuar ky rikthim i arsyeshëm në tryezën e dialogut për shkallën e parë të Reformës Zgjedhore, ku të gjitha rekomandimet e OSBE/ODHIR-it do integrohen në Ligjin Zgjedhor.