13.5 C
Tirana
E martë, 28 Maj, 2024

TË FUNDIT

Marrëveshja për “Brexit”, e kryer! Zbulohet dokumenti që tërbon mbështetësit e shkëputjes

spot_img

Në memo theksohet me mburrje fakti se “marrëveshja është arritur, pa bërë asgjë publike (në teori)”.

Në të theksohet gjithashtu se plani do të vuloset nga qeveria e “Downing Street”, përpara se të shpallet me zhurmë të madhe në Bruksel.

Por, memoja që po qarkullon mes ambasadorëve të BE-së ka shkaktuar irritim masiv mes atyre që e mbështesin “Brexit”-in, apo shkëputjen e Britanisë nga blloku europian.

Mes diskutimeve për dorëheqje, ata akuzojnë ekipin e kryeministres May për “tradhti”, duke arritur një akord pas shpinës së tyre dhe në tradhti të plotë të rezultatit të referendumit.

Ish-ministri i kabinetit, Priti Patel tha mes tërbimit se “memoja vjen erë marrëveshjeje sekrete, të parapërgatitur nga dhoma e pasme.

Nëse detajet janë të vërteta, atëherë ajo kutërbon dhe shumica e deputetëve do ta konsideronin totalisht të papranueshme”.

Një tjetër figurë e lartë politike e përshkroi marrëveshjen e propozuar si një “pirg të vjellash”.

Theresa May do të kërkojë mbështetjen e kabinetit për propozimet e fundit mbi “Brexit” gjatë së martës, përpara bisedimeve me negociatorët e BE-së në Bruksel.

Ndërsa këtë të dielë, nga “Downing Street” kanë këmbëngulur se “negociatat janë duke vijuar, kështu që nuk është korrekte të themi se një marrëveshje është arritur”.

Dokumenti, i cili u publikua nga gazeta gjermane “Suddeutsche Zeitung”, hedh poshtë një kalendar të përkohshëm për largimin e Britanisë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat