Marrëveshja për Zgjedhoren/ Ervin Salianji rrëfen pa doreza betejën e PD-së

Ish-deputeti i PD, Ervin Salianji ka komentuar marrëveshjen mazhorancë-opozitë për Reformën Zgjedhore ditën e sotme.

I ftuar në Neës24, ai shprehet se e gjithë sakrifica e PD dhe e qytetarëve shqiptarë po shpërblehet.

Me tej, Salianji thekson se beteja e PD me lënien e mandateve dhe protestat ka çuar në këtë vendimmarrje.

“Më shumë se sa marrëveshje, më duket kushtëzim i ndërkombëtarëve për t’i hapur rrugë pushtetit. PD ka marrë pjesë në reformën zgjedhore pas konsultave të ndërkombëtarëve, shumë kohë më parë. Tani jemi në situatë ku pranohet që të legjitimohet parlamenti. Beteja jonë me lënien e mandateve dhe protestat ka çuar në këtë vendimmarrje. Sakrifica e demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë, që protestuan bashkë me ne, u shpërblye në të gjithë delegjitim të plotë të parlamentit dhe në kushtëzim të Ramës për të pranuar një realitet që ekzistojnë për shqiptarë dhe jo për maxhorancën dhe qeverinë. Në këtë kuptim nuk ka pasur edhe për atë që janë kritik, nuk shoh që të ketë argumente bindës kundër.
Është e vetmja formë që PD si forcë, të kushtëzojë një parlament apo qeverisje që është i kriminializuar dhe për akoma më shumë nuk është e interesuar për reformë zgjedhore, por interes i tyre ishte që të kapnin Komisionin Zgjedhor’, tha Salianji.