fbpx

Marrëveshja për Zgjedhoren/ Manjani ironizon ashpër: Si puna e atyre që e kanë pijen me sherr

Nenkryetari-i-LSI-Ylli-Manjani-duke-folur-per-gazetaret-ne-hotel-Rogner-770x439_c-840x440.jpg

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ në lidhje me marrëveshjen e re mes mazhorancës dhe opozitës për Reformën Zgjedhore.

Me anë të një statusi të shkurtër e plot ironi, Manjani shkruan se kjo marrëveshje është fiks si puna e atyre që e kanë pijen me sherr.

Me këtë krahasim, ai lë të nënkuptojë se kur palët pendohet për marrëveshjen, atëherë nuk durohen fare.

Manjani shkruan ne Facebook:

“Marrëveshjet janë gjithmonë të mira. Por kur bëhen palët pishman nuk durohen fare.

Është si puna e atyre që e kanë pijen me sherr”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303