24.5 C
Tirana
E mërkurë, 24 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Marrëveshje, asnjë marrëveshje, apo vonesë? E ardhmja e May hyn në një javë vendimtare

spot_img

Analizë nga Jane Merrick për CNN,

Politika britanike është gjithnjë e më shumë e fokusuar te Brexit, pasi dita e largimit – e planifikuar tani për vetëm 18 ditë – po afrohet gjithnjë e më shumë.

Si e tillë, Theresa May është duke u përgatitur për një nga javët më të rëndësishme të kryesisë së saj, pasi ligjvënësit do të vendosin nëse Brexit do të ndodhë apo jo.

Por ngjarjet këtë javë mund të shkaktojnë një vonesë në orën e Brexit. Ka shumë, madje edhe në rrethin e Kryeministres, të cilët tani presin që Brexit të shtyhet përtej 29 marsit.

Por fillimisht, Kryeministrja duhet të vendosë planin e saj Brexit në një votim tjetër në Dhomën e Komunëve. Shumë pak parashikojnë që ajo të fitojë – pasi marrëveshja u rrëzua nga 230 vota në janar, humbja më e madhe ndonjëherë për një kryeministër britanik. May ka bërë pak përparim në ndryshimin e aritmetikës parlamentare.

Diferenca e humbjes mund të jetë edhe më e keqe kësaj radhe, sepse strategjia e saj e lidhjes, të cilën kryeministrja është përpjekur të ndjekë për më shumë se dy vjet, tashmë është rrëzuar.

Në fundjavë, May u përpoq të bindë ligjvënësit e saj rebelë që të mbështesin marrëveshjen e saj në parlament të martën në mbrëmje, por nuk ka shenja se ajo e kishte fituar mbështetjen e tyre.

Dhe përse duhet ata të binden? Pak ka ndryshuar në thelbin e marrëveshjes – e siguruar me BE në nëntor – që nga rrëzimi i marrëveshjes në janar.

Në atë kohë, ligjvënësit mbështetën një mocion për ndryshime që duhet të bëhen në ”backstop” -një politikë për kufirin irlandez- gjë që pengon një kufi të vështirë në Irlandë dhe ende ato ndryshime nuk janë materializuar.

Pas refuzimit të pritshëm të marrëveshjes, parlamenti britanik do të votojë të mërkurën nëse do të vijojnë me një Brexit pa marrëveshje. Ky kërcënim për një Brexit pa marrëveshje ka qenë thelbësor për strategjinë e kryeministres May për të bindur deputetët që të mbështesin planet e saj. Por ligjvënësit nga të gjitha partitë, të mbështetur edhe nga paralajmërimet bëra nga bizneset, janë mobilizuar për të ndaluar një Brexit pa marrëveshje, për të shpëtuar Mbretërinë e Bashkuar nga kostot më të larta të tregtisë në mëngjesin pas 29 marsit.

Ky votim ka të ngjarë të mos shohë ndonjë marrëveshje të marrë nga ekuacioni Brexit – duke çuar në një votim të tretë të enjten për shtyrjen e Brexit. Kjo do të detyronte qeverinë t’i kërkonte Brukselit një vonesë teknike për nenin 50, mekanizmin për largimin nga BE.

Ndërsa May ka dështuar të ndryshojë strategjinë e saj Brexit për muaj me radhë, strategjia është ndryshuar për të nga ligjvënësit nga të gjitha partitë. Të dielën, në një intervistë me BBC, sekretari i jashtëm Jeremy Hunt vuri në dukje se java e ardhshme mund të shihte edhe pezullimin e Brexit. Njerëzit, tha ai, tashmë duan ta ndalojnë Brexit dhe se dy ose tre masa të nevojshme duhen që kjo të ndodhë.

Ideja për një referendum tjetër mbi Brexit duket sikur është zbehur në javët e fundit, por kjo fushatë mund të ripërtërihet nëse Brexit shtyhet këtë javë – duke u nisur edhe nga fakti se ministri përgjegjës i Brexit ka zhvilluar ditët e fundit bisedime me ligjvënësit në favor të një referendumi të dytë.

Hunt bëri thirrje për “realizëm në të dyja anët”, duke këmbëngulur se “nuk mund të lëmë mënjanë aritmetikën parlamentare” dhe duke paralajmëruar se “ekziston mundësia që ne të përfundojmë duke humbur Brexit nëse marrim votat e gabuara”. Sekretari i Jashtëm, i cili shihet si një kandidat potencial nëse May tërhiqet si kryeministre, paralajmëroi ligjvënësit që planifikojnë të votojnë kundër marrëveshjes së saj të martën, që duke bërë kështu do të shkohet në një Brexit të butë, me Britaninë e lidhur në një bashkim doganor me BE, ose nuk do të ketë fare Brexit.

Për vetë Kryeministren, ajo që ndodh këtë javë do të vendosë të ardhmen e saj. Ajo ka thënë tashmë se do të japë dorëheqjen përpara zgjedhjeve të ardhshme, në vitin 2022, por tashmë ka presion brenda vetë Partisë së saj Konservatore për të që të japë dorëheqjen brenda javëve të ardhshme nëse ajo nuk mund ta dorëzojë Brexit në kohë. Ka edhe sugjerime se ajo duhet të deklarojë se ajo është e gatshme të japë dorëheqjen këtë verë në këmbim të më shumë votave të martën.

Pas zhvillimeve në parlament këtë javë, e ardhmja e Britanisë së Madhe do të bëhet më e qartë.

Përkthyer nga /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat