fbpx

Marrëveshje për dy vite, Sergio Ramos goditja tjetër e PSG

Screenshot_16.jpg

Sergio Ramos pritet të zyrtarizohet si afrimi i radhës te PSG. Qendërmbrojtësi, i cili u largua pas 16 vitesh nga Real Madrid, ka pranuar ofertën e francezëve.Momentalisht nuk janë publikuar shifra mbi përfitimet që mbrojtësi francez do të ketë. Gazetari i RMC Sport, Mohamed Bouhafsi, shkruan se Ramos ka arritur marrëveshje për dy sezone.Ndër të tjera ai raporton se vëllai i mbrojtësit është në Paris dhe ka mbyllur gjithçka. Në ditët në vijim Ramos do të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas do të vijë firma dhe zyrtarizimi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303