fbpx

Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha/ Konkurentë në skenë, puthje në prapaskenë

Marsela Çibukaj dhe i dashuri i saj, Vitmar Basha, konkurrojnë të dy në këtë edicion të “Këngës Magjike.” Rastësisht (ose jo), të dy i prezantuan këngët në natën e parë gjysmëfinale. Vitmari performoi i pari me “Largoji retë,” ndërsa Marsela pas tij, me “Thërrime dashurie.”

Teknikisht, janë të dy në garë, por vetëm për sa kohë janë në skenë. Në prapaskenë, janë një çift i dashuruar, që mbështet njëri-tjetrin.

Profili i festivalit në Instagram publikoi një foto kaq të ëmbël të dyshes. Marsela, me fustan dhe buzë çiklaminë, është ulur në prehërin e Vitmarit. Natyrisht, shkëmbehet një puthje. Çifti duket shumë i dashuruar.

 

View this post on Instagram

Pas performances @marselacibukaj @vitmarbasha #kengamagjike2019 #kendojpertendertuar

A post shared by Kënga Magjike (@kengamagjikeofficial) on