VIDEO/ Marsida rikthehet në shtëpinë e vrasjes dhe rrëfen dinamikën e ngjarjes

Vajza që është vënë në qendër të vëmendjes pas ngjarjes që tronditi Kavajën, Marsida Qatja, ka rrëfyer për emisionin “Open” në Top Channel dinamikën, sipas saj, të ngjarjes ku mbeti i vrarë shtetasi Dritan Haxholli dhe u plagos Bledar Toci, shef i Sigurisë në burgun e Durrësit.

Për ngjarjen e ndodhur më 10 tetor, Marsida tregon se ndodhej në banesë me djalin e saj dhe dy persona të tjerë, Tocin dhe Xhulio Biturkun.

Fillimisht Dritani është shfaqur në dritaren e banesës dhe pas komunikimit me Marsidën ka hyrë nga dera kryesore ku ka qëlluar Tocin.

Në video, Marsida rrëfen pjesën tjetër të ngjarjes.