Në fillim të gushtit të vitit të kaluar, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha, u përfolën se do të martohen së shpejti, por nuk u dha asnjë datë konkrete. Marsela është muza e Vitmarit, madje albumi i tij i fundit, “9” është dedikim për këngëtaren.
“Ka gjëra që nuk shpjegohen dot me fjalë, sidomos dashuria,” tha muaj më parë Marsela.
Në një intervistë për “Gjesi,” çifti u përball me pyetjen e pashmangshme, “Po dasmën kur do e bëni?”.
Vitmari tha “në pranverë,” por Marsela e kundërshtoi me buzëqeshje.
“Jo, nuk është e vërtetë. Unë si vajzë nuk mund të them se kur e kemi për t’u martuar sepse i përket djalit t’i propozojë vajzës. Presim propozimin dhe unazën dhe pastaj caktohet data,” tha ajo.
Historia e tyre u bë publike në fillim të 2019-s. Ata njiheshin përsëlargu prej kohësh.
Çifti shumë simpatik u vesh nuse dhe dhëndër për një ditë në sfilatën e Joni Peçit.
Marsela dhe Vitmari qenë të fundit që sfiluan.