21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

Martohet çifti i famshëm turk, zbulohet gjesti i veçantë që bën

spot_img

Çifti i njohur turk Özge Gürel dhe Serkan Çayoğlu janë martuar. Dyshja e famshme, të cilët janë bërë të njohur për shqiptarët me rolet kryesore në serialin “Stina e qershive” zgjodhën qytetin gjerman të Karlsruhes, ku jeton familja e Çayoğlu, për t’i thënë “Po” përgjithmonë njëri-tjetrit.

Në ceremoninë martesore të çiftit aktori morën pjesë vetëm familja dhe miqtë e ngushtë. Özge dhe Serkan janë njohur në serialin Stina e Qershive dhe janë prej 7 vitesh bashkë. Gürel kishte veshur një fustan nga Özlem Kaya në dasmë ndërsa aktori mbante një kostum të dizenjuar nga Levon Kordonciyan.

Ata vendosën që t’i jepnin dhuratat e dasmës për një fondacion që ndihmon fëmijët me kancer.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat