Këngëtari i njohur Irkenc Hyka para pak muajsh bëri publike historinë e dashurisë me një vajzë, identitetin e së cilës nuk e kishte zbuluar. Mirëpo duket se marrëdhënia e tyre tashmë ka arritur në një stad tjetër pasi çifti është fejuar.
Abi Fregjaj, e dashura e Irkenc Hykës ka postuar një foto teksa tregon thonjte e rinj dhe ajo që ra në sy ishte unaza në gishtin e fejesës, që do të thotë se Irkenci dhe e dashura e tij mund t’ kenë thënë “po” njëri-tjetrit.


